top of page

Jam ekonomiste, pedagoge dhe kërkuese e pasionuar për zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe fuqizimin e brezit të ri. Kam përfunduar studimet e doktoratës në University of Birmingham, MBA në Oxford Brookes University me bursën Chevening dhe Master të përbashkët në European Economic Studies në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Universitetin e Bambergut. Prej vitesh, kontribuoj si lektore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe udhëheq Zyren e Ekselencës pranë Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit, duke promovuar standarde të larta akademike dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Eksperienca ime përfshin angazhime kërkimore dhe mësimore në institucione të njohura europiane, ndërsa si fituese e bursës Chevening dhe pjesë e programit CERGE-EI, kam ndërtuar një rrjet të gjerë profesional dhe ndërkombëtar. Jam përfaqësuese e vlerave të meritokracisë, transparencës dhe inovacionit, dhe besoj fort në mundësitë që ofron një sistem i hapur dhe i drejtë për të gjithë. Si kandidate për Parlament nga Koalicioni Euro-Atlantik në Shkodër, synoj të sjell energji të re, mendësi progresive dhe një zë të besueshëm për qytetarët dhe të rinjtë e qytetit tim.

Eksperiencat e mija

Eksperienca ime akademike dhe profesionale ndërkombëtare, e ndërtuar mbi meritokracinë dhe inovacionin, më ka mësuar se vetëm përmes institucioneve të forta dhe mundësive të barabarta ndërtohet zhvillimi. Vlerat që përfaqësoj si pedagoge, kërkuese dhe drejtues, përputhen plotësisht me vizionin e KEA për një Shqipëri të integruar, transparente dhe të orientuar drejt progresit. Angazhimi im në KEA është vazhdimësi e këtij rrugëtimi për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin dhe potencialin që meriton.

Misioni im

Misioni im është të promovoj meritokracinë, transparencën dhe zhvillimin ekonomik, duke sjellë një politikë të re për Shkodrën dhe të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë.

Si kandidate për Parlament nga Koalicioni Euro-Atlantik në Shkodër

Synoj të sjell energji të re, mendësi progresive dhe një zë të besueshëm për qytetarët dhe të rinjtë e qytetit tim.

  • Të përfaqësoj me integritet dhe transparencë interesat e qytetarëve të Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Të promovoj meritokracinë, barazinë e mundësive dhe qeverisjen e ndershme në çdo nivel institucional.

  • Të nxis zhvillimin ekonomik dhe punësimin cilësor, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.

  • Të përmirësoj sistemin arsimor dhe të rris përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

  • Të fuqizoj rolin e Shkodrës në procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

  • Të ndërtoj ura besimi mes qytetarëve dhe institucioneve përmes llogaridhënies dhe dialogut të hapur.

bottom of page