DREJTËSIA NË QENDËR TË PROGRAMIT TONË!
- Elvisa Drishti
- Apr 25
- 1 min read

Koalicioni Euro-Atlantik është i vendosur të ndërtojë një Shqipëri të drejtë, ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është mbi ligjin. Lufta kundër korrupsionit është kushti themelor për më shumë investime, punësim, mirëqenie dhe shërbime cilësore për çdo qytetar.
✅ Çfarë propozojmë ne?
Heqje e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë – askush nuk është i paprekshëm!
Vetting për politikanët, për të pastruar politikën nga abuzuesit e pushtetit.
Mbështetje e plotë për SPAK dhe bashkëpunim për hetime të pavarura.
Themelimi i Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura – çdo pasuri e grabitur i kthehet qytetarëve.
Krijimi i Gjykatës së Kontrollit të Shtetit për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike.
Verifikim dhe anulim i çdo kontrate korruptive në PPP dhe prokurime.
Konfiskim i pasurive të zyrtarëve të përfshirë në abuzim dhe korrupsion.
🔹 Shqipëria meriton drejtësi!🔹 Vendosim dinjitetin e të përndjekurve politikë përmes një statusi të barabartë ekonomik me ish-ushtarakët.🔹 Kthejmë pronën aty ku është e lirë dhe garantojmë kompensim të drejtë.🔹 Themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare – një forcë elitare për sigurinë e qytetarëve.🔹 Mundësi për të rinjtë: 5000 të rinj në shërbim aktiv dhe arsimim të garantuar nga shteti.🔹 Forcim i marrëdhënieve me SHBA dhe BE si garanci për zhvillimin dhe sigurinë tonë.
🟦 Shqipëria që duam është e ndershme, e sigurt dhe europiane!
Comments