FAMILJA NË QENDËR – PROGRAMI KEA
- Elvisa Drishti
- Apr 25
- 2 min read
Familja është themeli i një shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme. Koalicioni Euro-Atlantik garanton rritje të mirëqenies për çdo familje shqiptare, duke ofruar mbështetje konkrete për fëmijët, të moshuarit, gratë dhe vajzat.
Fondi për Mirëqenien e Familjes:– 2,000 euro për çdo bebe të sapolindur– 20,000 euro për fëmijën e tretë– 30,000 çifte të reja me kredi të subvencionuar për shtëpi– Pagë e plotë gjatë lejes së lindjes për nënat
Përkujdesje për të moshuarit dhe familjet në nevojë:– Rritje e pensioneve me mbi 20%– Bonus periodik prej 25,000 lekësh për pensionistët– Dyfishim i ndihmës ekonomike– Pagesa për personat me aftësi të kufizuara: 70% e pagës minimale– Statusi i jetimit edhe për ata që nuk kanë njërin prind
Mbështetje për gratë dhe vajzat:– 5 milionë euro grant për hapjen e 1,000 bizneseve të reja nga gratë– Mbështetje financiare për gratë në artizanat dhe bujqësi– Kurse falas për gratë dhe vajzat shtëpiake– Bursa studimi për vajzat me vështirësi ekonomike
Kujdes i veçantë për gratë që janë viktima të dhunës dhe trafikimit:– Dyfishim i ndihmës ekonomike– Bursa studimi falas për fëmijët e nënave kryefamiljare– Strehim i paguar nga shteti për gratë me urdhër mbrojtjeje
Shëndeti i familjes është prioritet:– Parimi “Paraja ndjek Pacientin”– Karta e sigurimit shëndetësor për çdo qytetar (publik/privat pa pagesa shtesë)– Kartela elektronike e pacientit– Rimbursim bazuar në diagnozë– Luftë kundër barnave jocilësore dhe mafies së ilaçeve– Rritje me 50% e fondit të rimbursimit– Anulim i PPP-ve të panevojshme korruptive– Heqje e detyrimit 3-vjeçar për mjekët e rinj– Autonomi financiare për spitalet dhe financim bazuar në performancë– Regjistër kombëtar për sëmundjet jo të transmetueshme– Riorganizim i skemës së sigurimeve shëndetësore
🟦 Familja meriton më shumë! Bashkë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për çdo familje shqiptare!

Comments